Neni 443
"Afati i ankimit (Shtuar një paragraf me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001; shtuar fjalë në paragrafin e katërt me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) Afati i ankimit në gjykatën e apelit, kundër vendimeve përfundimtare të gjykatës së shkallës së parë, është 15 ditë. Afati për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimeve të gjykatës së apelit, është 30 ditë. Afati për të kërkuar rishikimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë është 30 ditë. Afati i ankimeve dhe rekurseve të veçanta është 5 ditë."