Neni 399-3
"Shpërblimi i drejtë (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Shpërblimi i drejtë për shkeljen e afatit të arsyeshëm do të konsiderohet njohja e shkeljes, çdo masë e marrë për të përshpejtuar procedurat e hetimit, gjykimit të çështjes dhe të ekzekutimit të vendimit, dhe/ose shpërblimin e dëmit, sipas përcaktimeve të këtij kreu. 2. Cilido që është i përfshirë në një proces ligjor, në cilësinë e palës në proces, ka të drejtë shpërblimin e drejtë, siç përcaktohet nga ky nen."