Neni 395
"Shqyrtimi i kërkesës Kërkesa për t’i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj i paraqitet gjykatës së apelit. Kërkesa mund të paraqitet edhe në rrugë diplomatike, kur ajo është e lejueshme nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe mbi bazën e reciprocitetit. Në këto raste, në qoftë se pala e interesuar nuk ka emëruar përfaqësues, kryetari i gjykatës së apelit emëron një avokat për të paraqitur kërkesën."