Neni 38
"(Ndryshuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur e njëjta padi, midis të njëjtave palë, me të njëjtin shkak dhe objekt padie është duke u shqyrtuar njëkohësisht nga një gjykatë e shtetit të huaj dhe gjykata shqiptare, kjo e fundit mund të pezullojë gjykimin e kësaj mosmarrëveshjeje kur: a) padia është paraqitur më parë në kohë në gjykatën e shtetit të huaj; b) vendimi i g jykatës së shtetit të huaj është i mundshëm për t’u njohur dhe/ose ekzekut uar në Republikën e Shqipërisë; c) gjykata shqiptare bindet se pezullimi është i nevojshëm për administrimin e duhur të drejtësisë. 2. Gjykata shqiptare mund të vazhdojë procesin në çdo kohë nëse: a) zhduket mundësia e pasjes së dy vendimeve të papajtueshme; b) gjykimi në gjykatën e shtetit të huaj është pezulluar ose pushuar; c) gjykata shqiptare bindet se procesi në gjykatën e shtetit të huaj nuk do të përfundojë në kohë të arsyeshme; ose ç) vazhdimi i gjykimit kërkohet për një administrim më të mirë të drejtësisë. 3. Gjykata shqiptare pushon gjykimin kur gjykata e shtetit të huaj zgjidh mosmarrëveshjen me vendim të formës së prerë, i cili mund të njihet dhe/ose ekzekutohet në Republikën e Shqipërisë."