NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 373

"Vendimi i gjykatës (Shtuar një fjali në paragrafin e dytë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001) Kur sendi ndahet në natyrë dhe pjesët e formuara janë të barabarta ose barazohen me para, gjykata harton një projekt pjesëtimi të cilin e depoziton në sekretari jo më pak se dhjetë ditë përpara seancës së ardhshme gjyqësore. Palët kanë të drejtë të parashtrojnë vërejtjet e tyre për projektin e depozituar, jo më vonë se pesë ditë përpara seancës së ardhshme gjyqësore. Në vendimin përfundimtar gjykata cakton pjesën e secilit bashkëpjesëtar. Kur pjesët ndahen në natyrë në mënyrë të barabartë dhe e kërkon ndonjëra nga palët, ato u jepen bashkëpjesëtarëve duke u hedhur në short. Gjykata mund të pranojë kërkesën e bashkëpjesëtarit për të marrë pjesën e treguar prej tij, kur ajo shihet me vend për shkak të profesionit ose të natyrës së sendeve që përfshihen në pjesën takuese. Pjesëtimi në natyrë kryhet në përputhje me rregullat urbanistike."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →