search KËRKO
Kodi i Procedurës Civile

Neni 340

"Përmbajtja e kërkesës Në kërkesën për zhvleftësimin e çekut, kambialit e të tjera letra me vlerë të kësaj natyre, personi i interesuar, ndër të tjera, duhet të tregojë: a) llojin e letrës dhe elementet e nevojshme për identifikimin e saj, duke i bashkëngjitur një kopje të saj të vërtetuar nga noteri; b) rrethanat në të cilat ka ndodhur humbja, vjedhja ose dëmtimi i saj, si dhe argumentet që vërtetojnë të drejtën e tij mbi këtë letër me vlerë."
auto_awesome PYET ANALISTIN AI