Neni 316
"Njoftimi i vendimeve (Ndryshuar me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013) Vendimet përfundimtare, jopërfundimtare dhe të ndërmjetme të gjykatës, për të cilat është parashikuar e drejta e ankimit, u njoftohen palëve ose pjesëmarrësve të tjerë në proces, brenda tre ditëve nga marrja e vendimit ose, në rast se vendimi i arsyetuar shpallet më vonë, brenda tre ditëve pas shpalljes së vendimit të arsyetuar. Njoftimi bëhet sipas rregullave të parashikuara në kreun IV të titullit VI të pjesës I."