NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 310

"Përmbajtja e vendimit të gjykatës (Shtuar pika 1/1 me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013; shtuar një fjali në paragrafin II dhe ndryshuar pika 1.1 në paragrafin III me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017; ndryshuar fjalë në pikën 3, paragrafi II, me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) Vendimi duhet të përmbajë hyrjen, pjesën përshkruese-arsyetuese dhe pjesën urdhëruese. I. Në hyrjen e vendimit duhet të përmenden: 1. gjykata që ka gjykuar çështjen; 2. trupi gjykues dhe sekretari; 3. koha dhe vendi i dhënies së vendimit; 4. palët, duke u shënuar identiteti dhe cilësia e tyre si paditës, i paditur, ndërhyrës, si dhe përfaqësuesit e tyre; 5. emri i prokurorit, nëse ka marrë pjesë; 6. objekti i padisë; 7. kërkimet përfundimtare të palëve; 8. mendimi i prokurorit nëse ka marrë pjesë. II. Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1. rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata; 2. provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi; 3. dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi. Vendimi i gjykatës për paditë me vlerë deri në deri në njëzetfishin e pagës minimale në shkallë vendi duhet të përmbajë hyrjen dhe pjesën urdhëruese, sipas pikës 1 të këtij neni. Nëse palët, brenda tre ditëve nga njoftimi i këtij vendimi, njoftojnë me shkrim gjykatën se do ta ankimojnë vendimin, gjykata arsyeton vendimin dhe ua njofton palëve. III. Në pjesën urdhëruese, ndër të tjera, duhet të përmenden: 1. çfarë vendosi gjykata; 1/1. nëse gjykata vendos detyrime për palët, përmbajtjen konkrete të tyre dhe se vendimi është i ekzekutueshëm nga përmbaruesi gjyqësor; 2. kujt i ngarkohen shpenzimet gjyqësore; 3. e drejta për të bërë ankim dhe afati për paraqitjen e tij."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →