Neni 30
"Publikimi i vendimit përfundimtar (Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001) Kur çmohet se publikimi i vendimit përfundimtar i shërben rehabilitimit dhe/ose zhdëmtimit, gjykata, me kërkesën e palës së interesuar, urdhëron publikimin e vendimit në media. Kur njoftimi nuk jepet në afatin e caktuar nga gjykata, pala, në favorin e së cilës është dhënë vendimi, ka të drejtë të kërkojë publikimin me shpenzimet e personit që detyrohet. TITULLI II PADIA"