"Paraqitja dhe përmbajtja e kërkesës Kërkesa për sigurimin e provës paraqitet në gjykatën që shqyrton çështjen dhe, në rast se padia nuk është ngritur, në gjykatën e vendit ku ka banim personi që do të pyetet ose ku ndodhet sendi që duhet të këqyret."