Neni 285
"Mosparaqitja dhe refuzimi i përgjigjes nga pala Kur pala e pyetur nuk paraqitet ose refuzon të përgjigjet pa shkaqe të justifikuara, gjykata, duke vlerësuar edhe provat e tjera, mund t’i marrë si të pranuara faktet e parashtruara në pyetjet. Kur mosparaqitja e palës për t’u përgjigjur është me arsye, gjykata vendos shtyrjen e seancës ose marrjen e përgjigjeve edhe jashtë seancës gjyqësore."