Neni 283
"Procedura e kërkimit të pohimeve të palëve Pyetjet bëhen për fakte, rrethana dhe në mënyrë që të pohohen apo kundërshtohen pretendimet e palëve. Gjykata, për pranimin e pyetjeve procedon në mënyrën dhe afatet e caktuara në vendimin e saj të ndërmjetëm. Nuk lejohen të bëhen pyetje mbi fakte të ndryshme nga ato të formuluara në vendimin e gjykatës, përveç pyetjeve për të cilat palët bien dakord dhe që gjykata çmon se janë të dobishme për procesin gjyqësor. Gjykata mund në çdo rast të kërkojë sqarimet e nevojshme për përgjigjet e dhëna."