Neni 277
"Pala kundër së cilës është paraqitur si provë një shkresë mund të kundërshtojë vërtetësinë e saj në njërën nga këto mënyra: a) duke mohuar shkrimin ose nënshkrimin e saj në shkresën e thjeshtë; b) duke deklaruar se nuk di që shkrimi ose nënshkrimi në shkresën e thjeshtë të jetë e trashëgimlënësit të saj ose i personit nga i cili ajo heq të drejta; c) duke pretenduar se dokumenti është i falsifikuar."