NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 269

"Procedura e krahasimit të shkresave Kur bëhet krahasimi i shkresave, ai që paraqet provën detyrohet jo më vonë se dhjetë ditë përpara datës së caktuar për krahasim, t’i njoftojë ndërgjyqësit listën e shkresave me të cilat do të bëhet krahasimi ose të depozitojë origjinalet në sekretarinë e gjykatës. Vërtetësia e këtyre shkresave nuk duhet të kundërshtohet. Kur shkresat që mund të krahasohen i disponon pala kundërshtare ose personi i tretë, mund të kërkohet paraqitja e tyre. Në rast kundërshtimi zbatohen rregullat e parashikuara prej nenit 265 të këtij Kodi. Ndërgjyqësi ose personi i tretë të cilit i mohohet origjinaliteti i shkrimit ose nënshkrimit, mund të detyrohet të shkruajë para gjykatës ose gjyqtarit të deleguar me letër porosi një tekst të caktuar me të cilin do të bëhet krahasimi. Teksti i bashkohet dosjes. Gjykata çmon lirisht mohimin e ndërgjyqësit ose personit të tretë të shkruajë ose të bëjë përpjekje për të ndryshuar shkrimin e tij."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →