NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 224-d

"Regjistri elektronik i ekspertëve (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Ministria e Drejtësisë krijon, administron dhe vë në dispozicion për publikun një regjistër elektronik për ekspertët. Ky regjistër ndahet në seksione të ndryshme, duke grupuar ekspertët, sipas fushave të tyre të ekspertizës dhe vendit ku ata punojnë. 2. Gjyqtari cakton një ekspert jashtë regjistrit elektronik, vetëm kur, për nevoja të procesit, eksperti nevojitet nga fusha të veçanta ekspertize, për të cilat ligji nuk parashikon licencimin e tyre. 3. Ministria e Drejtësisë pranon regjistrimin e ekspertit në regjistrin elektronik, nëse ai përmbush kriteret e mëposhtme: a) të ketë dhjetë vjet përvojë profesionale në fushën specifike apo të ngjashme. Pesë vjet përvojë profesionale e këtij lloji është e mjaftueshme nëse aplikanti ka përfunduar një trajnim profesional në fushën përkatëse; b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c) të jetë i regjistruar dhe të ketë përmbushur në mënyrë të rregullt detyrimet në organet tatimore. 4. Regjistri elektronik duhet të parashikojë një rubrikë të veçantë, ku palët e interesuara mund të vlerësojnë ekspertin në lidhje me ekspertizat e tij në të shkuarën, duke përdorur një sistem pikëzimi."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →