"Lejimi i provave Në zbatim të nenit 12 të këtij Kodi, gjykata me vendim lejon palët të provojnë faktet mbi të cilat i bazojnë kërkimet dhe pretendimet e tyre, duke paraqitur në gjykatë vetëm ato prova që janë të domosdoshme e që kanë lidhje me çështjen e gjykimit."