Neni 201-a
"Heqja dorë nga e drejta e padisë (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë krejtësisht ose pjesërisht nga e drejta e padisë. Në këtë rast padia rrëzohet dhe paditësi nuk ka të drejtë të ngrejë përsëri po këtë padi. Heqja dorë nga e drejta e padisë përpara gjykatës së apelit sjell si rrjedhojë prishjen e vendimit të gjykatës të shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë."