Neni 181
"Përfundimi i gjykimit nga i njëjti trup gjykues (Ndryshuar paragrafi i dytë dhe shfuqizuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Gjykata duhet të organizojë punën që gjykimi i çështjes të përfundojë nga i njëjti trup gjykues. Kur për shkaqe të përligjura, ndryshon përbërja e trupit gjykues, anëtari ose anëtarët e rinj duhet të njihen me përmbajtjen e procesit gjyqësor. Anëtari ose anëtarët e rinj mund të kërkojnë që hetimi gjyqësor të përsëritet pjesërisht ose tërësisht. Shfuqizuar."