Neni 179
"Pasojat juridike të mosparaqitjes së palëve (Ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë 17.5.2001; hequr fjalë në paragrafin e parë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Nëse asnjë nga palët, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, nuk paraqitet në seancë përgatitore ose në seancë gjyqësore dhe rezulton se ka dijeni rregullisht, gjykata vendos pushimin e gjykimit. 2. Nëse paditësi, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, nuk paraqitet në seancë përgatitore ose në seancë gjyqësore dhe rezulton se ka dijeni rregullisht, gjykata vendos pushimin e gjykimit, kur i padituri nuk ka dorëzuar deklaratën e mbrojtjes. Kur i padituri e ka dorëzuar deklaratën e mbrojtjes, mund të kërkojë vijimin e gjykimit në mungesë të paditësit dhe gjykata, kur vlerëson se qëndrimi i të paditurit ka shkak të ligjshëm, vijon gjykimin në mungesë të paditësit. 3. Nëse i padituri, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, nuk paraqitet në seancë përgatitore ose në seancë gjyqësore dhe rezulton se ka dijeni rregullisht, gjykata vendos pushimin e gjykimit, nëse paditësi nuk kërkon që gjykimi të zhvillohet në mungesë. 4. Përveç kur parashikohet ndryshe në ligj, gjykata nuk njofton më palën që vendos të gjykojë në mungesë."