Neni 173
"Gjykimi me dyer të mbyllura (Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001) Nuk lejohet qëndrimi në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura i të miturve nën 16 vjeç, përveç kur ata thirren nga gjykata. Gjykata mund të mos lejojë pjesëmarrjen e organeve të medias dhe publikut gjatë një pjese ose gjatë gjithë zhvillimit të procesit gjyqësor: a) në interes të moralit; b) të rendit publik; c) të ruajtjes së informacionit të klasifikuar ose sigurisë kombëtare; ç) kur e kërkojnë interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve dhe pjesëmarrësve në gjyq; d) kur përmenden sekrete tregtare ose shpikje industriale, nga publikimi i të cilave mund të cenohen interesa që mbrohen me ligj; dh) në masën e çmuar nga gjykata, në rrethana të veçanta, publikimi mund të paragjykojë interesat e drejtësisë. Vendimi shpallet publikisht."