NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 171-a

"Të drejtat e gjykatës për zhvillimin e procesit gjyqësor dhe mjetet për zbatimin e tyre (Shtuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001 dhe shtuar fjalë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Gjykata ushtron të gjitha të drejtat e përcaktuara në këtë Kod, që janë të nevojshme për zhvillimin sa më të mirë të procesit gjyqësor. Gjykata cakton seancat dhe afatet brenda të cilave palët dhe personat e tjerë të thirrur prej saj duhet të kryejnë aktet procedurale dhe veprime të tjera të kërkuara prej saj. Gjykata drejton procesin gjyqësor nëpërmjet vendimeve dhe urdhrave. Vendimet dhe urdhrat e shpallura në seancë gjyqësore quhen të njohura nga palët e pranishme ose që duhej të paraqiteshin në gjykatë. Vendimet e shpallura jashtë seancës dhe ato, ndaj të cilave lejohet ankim i veçantë u komunikohen palëve të interesuara nga sekretari i seancës jo më vonë se tre ditë nga shpallja e tyre."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →