NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 162-a

"Procedura e shqyrtimit të padive për shuma të vogla (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017; ndryshuar fjalë në pikën 1 dhe ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) 1. Paditë me vlerë deri në njëzetfishin e pagës minimale në shkallë vendi, që rrjedhin nga marrëdhënie kontraktore, shqyrtohen nga gjykata me gjykim të shkurtuar. 2. Shqyrtimi i çështjes me gjykim të shkurtuar para gjykatës bëhet me shkrim. Gjykata mund të zhvillojë seancë gjyqësore verbale nëse e çmon të nevojshme. 3. Në lidhje me gjykimet e padive të mësipërme, zbatohen vetëm rregullat e parashikuara në paragrafin e dytë, të nenit 172, neneve 236/a, 285/a, 310, 315, 460 dhe 510 të këtij Kodi. 4. Në rast se vlera e padisë është më e vogël se njëzetfishi i pagës minimale në shkallë vendi dhe vlera e kundërpadisë tejkalon njëzetfishin e pagës minimale në shkallë vendi, gjykimi zhvillohet sipas dispozitave të përgjithshme për gjykimin e zakonshëm."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →