Neni 152
"(Shtuar fjali në paragrafin e parë me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008) Kërkesa për rivendosjen e afatit të humbur shqyrtohet nga gjykata së cilës duhet t’i paraqiten edhe dokumentet që justifikojnë ose për të cilat kërkohet rivendosja e afatit. Gjatë shqyrtimit të kërkesës thirret edhe pala tjetër. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë. PJESA E DYTË GJYKIMI NË SHKALLË TË PARË TITULLI I PARAQITJA E PADISË, DEKLARATËS SË MBROJTJES, VEPRIMET PËRGATITORE (Ndryshuar titulli me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017)"