NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 141

"Rregullat e njoftimit elektronik të akteve (Ndryshuar me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013 dhe ndryshuar fjalë nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Njoftimi elektronik i akteve bëhet me mjete të komunikimeve elektronike, nëpërmjet dërgimit nga punonjësi i gjykatës të letërthirrjes ose akteve të tjera që duhet t’i njoftohen personit të caktuar si marrës, në të dhënat e tij të kontaktit. Ky njoftim duhet të pasqyrohet në një procesverbal të posaçëm, në të cilin duhet të tregohen të dhënat e kontaktit dhe mjeti i komunikimeve elektronike të përdorura për njoftim, data dhe ora e saktë e komunikimit, personi me të cilin komunikon dhe qëllimi i njoftimit. Procesverbali hartohet nga sekretari gjyqësor dhe nënshkruhet prej tij dhe punonjësit të gjykatës të ngarkuar për kryerjen e njoftimeve. Ky procesverbal bëhet pjesë e dosjes gjyqësore. Rregulla të detajuara për mënyrën e njoftimit elektronik përcaktohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →