Neni 126
"Vendimet përfundimtare (Ndryshuar fjalë në paragrafin e dytë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001) Vendimi përfundimtar jepet nga gjykata në përfundim të gjykimit i cili zgjidh çështjen në themel. Vendimi përfundimtar, si dhe vendimet që i japin fund procesit gjyqësor civil të parashikuara prej nenit 127 të këtij Kodi jepen në “Emër të Republikës” dhe përkatësisht duhet të përmbajnë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyra e zgjidhjes së saj."