Neni 105
"(Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001 dhe ndryshuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Shpenzimet për dëshmitarët, përmbaruesit, ekspertët, përkthyesit dhe për këqyrjen e sendeve ose këqyrjen në vend, parapaguhen nga pala që i ka kërkuar në shumën që ka caktuar gjykata. Gjykata, duke marrë parasysh rrethanat e çështjes dhe gjendjen pasurore të palëve, me vendim, ia ngarkon njërës ose të dyja palëve shpenzimet, pavarësisht se cila prej tyre ka kërkuar pyetjen e dëshmitarëve, kryerjen e ekspertimit, thirrjen e përkthyesit ose këqyrjen. 2. Ky vendim është menjëherë i ekzekutueshëm nga shërbimi përmbarimor."