Neni 105-b
"(Shtuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001; ndryshuar fjalë në paragrafin e parë dhe ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Personat që, sipas dispozitave për tarifën, përjashtohen nga pagimi i taksës, përjashtohen edhe nga pagimi i shpenzimeve të tjera gjyqësore. Në këto raste, shpenzimet përballohen nga fondi përkatës i parashikuar në Buxhetin e Shtetit. Personat juridikë që sipas ligjit “Për tarifat gjyqësore” përjashtohen nga pagimi i tarifës, paguajnë shpenzimet e tjera gjyqësore."