Neni 9
"1. Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet demokratike. 2. Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara sipas ligjit. 3. Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike."