Neni 81
"1. Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës. 2. Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit: a) ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta; b) ligji për shtetësinë; c) ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore; ç) ligji për referendumet; d) kodet; dh) ligji për gjendjen e jashtëzakonshme; e) ligji për statusin e funksionarëve publikë; ë) ligji për amnistinë; f) ligji për ndarjen administrative të Republikës."