Neni 63
"1. Avokati i Popullit paraqet raport vjetor përpara Kuvendit. 2. Avokati i Popullit raporton përpara Kuvendit kur i kërkohet prej këtij, si dhe mund t’i kërkojë Kuvendi t të dëgjohet për çështje që ai i çmon të rëndësishme. 3. Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga administrata publike. 4. Organet dhe funksionarët publikë janë të detyruar t’i paraqesin Avokatit të Popullit të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara prej tij. PJESA E TRETË KUVENDI"