Neni 57
"1. Kushdo ka të drejtën për arsimim. 2. Arsimi shkollor i detyrueshëm caktohet me ligj. 3. Arsimi i mesëm i përgjithshëm publik është i hapur për të gjithë. 4. Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie. 5. Arsimi i detyrueshëm, si dhe arsimi i mesëm i përgjithshëm në shkollat publike është falas. 6. Nxënësit dhe studentët mund të arsimohen edhe në shkolla jopublike të të gjitha niveleve, të cilat krijohen e funksionojnë në bazë të ligjit. 7. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj."