Neni 183
"Kjo Kushtetutë hyn në fuqi me shpalljen nga Presidenti i Republikës. Dispozita kalimtare të parashikuara me ligjin nr.9675, datë 13.1.2007 1. Mandati katërvjeçar, i përcaktuar në nenin 1 të këtij ligji, zbatohet për herë të parë për këshillat dhe kryetarët e bashkive e të komunave që zgjidhen në zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Njëri nga mandatet e dy anëtarëve të KQZ-së, të zgjedhur në bazë të nenit 2 të këtij ligji, mbaron më 31 mars 2010, kurse tjetri më 31 mars 2013. Kuvendi përcakton me short se cili nga mandatet përfundon më 31 mars 2010. Procedurat e shortit përcaktohen nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit të Shqipërisë. Miratuar me ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 të Kuvendit Popullor Miratuar me referendum më 22.11.1998 Shpallur me dekretin nr.2260, datë 28.11.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani ANEKS Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve"