Neni 164
"1. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit: a) raport për zbatimin e buxhetit të shtetit; b) mendim për raportin e Këshillit të Ministrave për shpenzimet e vitit të kaluar financiar para se të miratohet nga Kuvendi; c) informacion për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohet nga Kuvendi. 2. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin vjetor të veprimtarisë së tij."