Neni 14
"1. Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja. 2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. 3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut. 4. Himni kombëtar është “Rreth Flamurit të Përbashkuar”. 5. Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori. 6. Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana. 7. Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj. PJESA E DYTË TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT"