Neni 134
"(Ndryshuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të: a) Presidentit të Republikës; b) Kryeministrit; c) jo më pak se një të pestës së deputetëve; ç) Avokatit të Popullit; d) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit; dh) çdo gjykate, sipas nenit 145, pika 2, të kësaj Kushtetute; e) çdo komisioneri të krijuar me ligj për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta; ë) Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë; f) organeve të qeverisjes vendore; g) organeve të bashkësive fetare; gj) partive politike; h) organizatave; i) individëve. 2. Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g”, “gj”, “h” dhe “i”, të paragrafit 1, të këtij neni, mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre. PJESA E NËNTË GJYKATAT"