Neni 128
"(Ndryshuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit. 2. Procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos për shkarkimin e tij kur: a) konstaton shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit; b) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. 3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur: a) ndaj tij cak tohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale; b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje; c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit."