Neni 102
"1. Kryeministri: a) përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij; b) koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to; c) siguron zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave; ç) bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të institucioneve të tjera të administratës qendrore të shtetit; d) kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje. 2. Kryeministri zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave. 3. Kryeministri, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr urdhra. 4. Ministri, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në kompetencë. Ministri, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr urdhra dhe udhëzime."