Neni 99
"Shkaktimi i vetëvrasjes (Ndryshuar fjalët me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në varësi apo nga personi me të cilin ka marrëdhënie familjare ose bashkëjetese, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. SEKSIONI VI KRIME SEKSUALE"