"Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Plagosja e rëndë, e kryer në gjendje të tronditjes të fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë nga ana e të dëmtuarit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet."