Neni 86
"Tortura (Ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Kryerja me dashje e veprave, nëpërmjet të cilave një personi i janë shkaktuar vuajtje të rënda, fizike apo mendore, nga një person, që ushtron funksione publike, ose me nxitjen apo miratimin e tij, të hapur ose të heshtur, me qëllim: a) për të marrë prej tij ose një tjetri informata ose pohime; b) për ta ndëshkuar për një veprim të kryer ose që dyshohet të jetë kryer prej/ose një personi tjetër; c) për ta frikësuar ose bërë presion mbi të ose një person tjetër; ç) për çdo qëllim tjetër të bazuar në çfarëdolloj forme diskriminimi; d) çdo akt tjetër çnjerëzor apo poshtërues; dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet."