"Nxitja për gjakmarrje (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Nxitja e të tjerëve për hakmarrje ose gjakmarrje, kur nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në tre vjet."