NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 79

"Vrasja në rrethana të tjera cilësuese (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar shkronja “c” me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Vrasja me dashje e kryer: a) ndaj të miturit; b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; c) shfuqizuar; ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse; d) më shumë se një herë; dh) kundër dy ose më shumë personave; e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës; ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →