Neni 78
"Vrasja me paramendim (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtesë në paragrafin e dytë me ligjin nr. 9686, datë 26.2.200 7; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Vrasja e kryer për interes apo hakmarrje dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm."