Neni 66
"Parashkrimi i ndjekjes penale (Ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar: a) dyzet vjet në rastin e krimeve që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm; b) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë; c) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer në dhjetë vjet burgim; ç) pesë vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet burgim ose gjobë; d) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim; dh) dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë. Veprat penale të kreut II, seksionit I, nenet 76 - 79/c, nuk i nënshtrohen parashkrimit."