Neni 55
"Caktimi i dënimeve për disa vepra penale (Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013 dhe shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 9, datë 26.2.2016; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015 dhe shfuqizuar me ligjin nr. 82/2016, datë 25.7.2016) Kur veprimet ose mosveprimet përmbajnë elementet e disa veprave penale, si dhe kur personi ka kryer disa vepra penale për të cilat nuk është dhënë akoma vendim, gjykata më parë cakton dënimin për çdo vepër penale dhe në përfundim jep një dënim të vetëm, që përbëhet nga dënimi më i rëndë i shtuar. Dënimi më i rëndë i shtuar nuk mund të kapërcejë shumën e përgjithshme të dënimeve të caktuara veç e veç, as kufirin më të lartë të parashikuar për llojin e dënimit të dhënë. Kur gjykata çmon se kryerja e shumë veprave penale nuk tregon rrezikshmëri të madhe të fajtorit, mund të japë si dënim përfundimtar dënimin me të rëndë që ka caktuar për një nga veprat penale. Gjykata në vendimin përfundimtar jep një ose më shumë nga dënimet plotësuese të dhëna më vete për çdo vepër të veçantë."