NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 52-a

"Përjashtimi ose ulja e dënimit për bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe viktimat (Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Personi, që ka premtuar ose ka dhënë shpërblim ose përfitime të tjera, sipas neneve 164/a, 244, 244/a, 245, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c dhe 328 të këtij Kodi mund të përfitojë përjashtim nga vuajtja e dënimit ose ulje të tij, nëse bën kallëzim dhe jep ndihmesë në procedimin penal të këtyre veprave. Në dhënien e vendimit, gjykata mban parasysh edhe kohën kur është bërë kallëzimi, ardhjen ose jo të pasojave të veprës. Personi i dëmtuar nga veprat penale, që lidhen me trafikimin e personit, mund të përfitojë përjashtimin nga dënimi, për kryerjen e veprave penale gjatë periudhës së trafikimit dhe në masën që ka qenë i detyruar t’i kryejë ato veprime apo mosveprime të kundërligjshme. Personi që ka kryer njërën nga veprat penale që kanë lidhje me trafikun e narkotikëve, armëve apo municioneve, trafikimin e personave ose për vepra penale të kryera nga organizata kriminale, që bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale në luftën kundër tyre ose, sipas rastit, në zbulimin e personave të tjerë, që kryejnë krime të tilla, nuk mund të dënohet më tepër se gjysma e dënimit të parashikuar për veprën e kryer prej tij. Në raste të veçanta, kur konkurrojnë edhe rrethana lehtësuese në favor të tij, ky person mund të përjashtohet nga dënimi."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →