NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 50

"Rrethanat rënduese (Ndryshuar shkronja “b”, shtuar shkronja “h” dhe “i” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar shkronja “dh” me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar shkronja “j” me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shtohet shkronja “ç/1” dhe “e/1” dhe ndryshohet shkronja “g” dhe “j” me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; shtuar shkronja “f/1” me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Rëndojnë dënimin rrethanat që vijojnë: a) kryerja e veprës i shtyrë nga motive të dobëta; b) kryerja e veprës për të vënë para përgjegjësisë ose për të fshehur përgjegjësinë penale të një tjetri apo për të shmangur dënimin për një vepër penale tjetër ose për të realizuar, ose për të siguruar për vete a për të tretët fitime pasurore, ose çdo lloj përfitimi tjetër material; c) kryerja e veprës penale me egërsi dhe mizori; ç) kryerja e një krimi pas dhënies së një dënimi për një krim të kryer më parë; ç/1) kryerja e veprës penale pas vendosjes së personit nën mbikëqyrje elektronike; d) kryerja e veprimeve që rëndojnë apo shtojnë pasojat e veprës penale; dh) kryerja e veprës penale duke shpërdoruar funksionin publik ose shërbimin fetar; e) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen; e/1) kryerja e veprës penale gjatë ose pas dhënies së urdhrave gjyqësorë të mbrojtjes nga dhuna në familje; f) kur vepra është drejtuar ndaj përfaqësuesve të shteteve të tjera; f/1) kur vepra është drejtuar ndaj personave të zgjedhur dhe funksionarëve publikë, për shkak të detyrës; g) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare, të bashkëjetesës, të miqësisë, të mikpritjes; gj) kryerja e veprës penale në bashkëpunim; h) kryerja e veprës penale më shumë se një herë; i) kur vepra është kryer duke përdorur armë, municione luftarake, lëndë plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive. j) kur vepra është kryer e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike ose aftësinë e kufizuar."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →