NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 46

"Masat mjekësore dhe edukuese (Ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) Masat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të papërgjegjshëm që kanë kryer vepër penale, ndërsa masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që përjashtohen nga dënimi ose që për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale. Masat mjekësore janë: 1. Mjekimi i detyruar ambulator 2. Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor Vendimi gjyqësor për masat mjekësore dhe edukuese është i revokueshëm në çdo kohë kur zhduken rrethanat për të cilat ai është dhënë, por në çdo rast, gjykata, kryesisht, është e detyruar që pas kalimit të një viti nga dita e dhënies së vendimit, të marrë në shqyrtim vendimin e saj. Rregullat për revokimin e vendimit gjyqësor që përmbajnë masa mjekësore parashikohen në Kodin e Procedurës Penale. Rregullat për caktimin ose revokimin e masave mjekësore dhe edukuese për të miturin parashikohen nga Kodi i Drejtësisë për të Mitur."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →