Neni 33
"Mënyra e vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm dhe me burgim Dënimi me burgim të përjetshëm dhe dënimi me burgim vihen në institucione të caktuara posaçërisht për këtë qëllim. Rregullat mbi mënyrën e vuajtjes së dënimeve, të drejtat dhe detyrat e të dënuarve caktohen me ligj. Të miturit e kryejnë dënimin me burgim në vende të veçanta nga të rriturit. Gratë e kryejnë dënimin me burgim në institucione të veçanta nga burrat."