Neni 321
"Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës (Shtuar paragrafi me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës në lidhje me detyrimet e lindura nga dënimet plotësuese të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, në lidhje me detyrat e lindura nga urdhrat e mbrojtjes të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim gjer në dy vjet."